Sugjerojmë:

Brokoli furre me beshamel

Brokoli furre me beshamel

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Brokoli i pjekur në furrë është një pjatë ideale, e lehtë dhe shumë e shijshme për t’u pasur në tryezë si në drekë, ashtu edhe në darkë për të shoqëruar mishin apo peshkun: zbuloni më poshtë recetën!

Ingredientët

  • 500 gr brokoli
  • 30 gr bukë e thekur e grirë
  • 250 ml beshamel
  • 50 gr djathë i grirë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Lani brokolin dhe ndajeni në degëza.

2

Ndajini degët në copa dhe ziejini në ujë të vluar pa kripë për 5 minuta.

3

Kullojini bronkolit, ftohini dhe transferojini në një enë, më pas vendosini në një tavë qelqi furre dhe hidhuni kripë e piper.

4

Hidhni beshamelin sipër brokolit, më pas spërkateni gjithë sipërfaqen me djathë të grirë të cilin e keni përzier me peksimadhe.

5

Piqeni në furrë të parangrohur në 200 gradë Celsius për 25 ose 30 minuta. Më pas, hiqini nga furra, lërini të ftohen pak dhe shërbejini me pak vaj ulliri sipër e djathë të grirë.

Lini një koment