Sugjerojmë:

Bisktota me mollë dhe tërshërë

125 gr gjalpë, në temperaturë dhome
¾ filxhan sheqer kafe
1 filxhan miell
1 vezë
1 filxhan tershërë
¼ lugë çaji pluhur pjekje
3 mollë, 1 të qëruar dhe copëtuar, 2 të prera hollë

1.Ngroheni furrën në 180 gradë C.

2.Vendosni 2 tepsi të mëdha me letër pjekjeje.

3.Duke përdorur një mikser elektrik, rrihni gjalpin dhe sheqerin derisa të zbardhen dhe të bëhen kremozë. Shtoni vezën dhe rrihini mirë.

4.Shtoni më tej miellin, tërshërën, pluhurin pjekës dhe mollën e copëtuar.

5.Bëjeni përzierjen në topa dhe vendosini në tepsitë e përgatitura për pjekje.

6.Vendosni një fetë molle sipër çdo biskote, duke e shtypur lehtë. Piqini për 30-35 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

7.Lërini të ftohen dhe shërbejini.

Lini një koment