Sugjerojmë:

Biskota me vanilje dhe gjalpë që mëngjesi juaj të bëhet përfekt

220 gram gjalpë
140 gram sheqer
1 ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
4 lugë gjelle qumësht
¼ lugë çaji kripë
2 të verdha vezësh
280 gram miell

1.Parangrohni furrën në 200 gradë.

2.Në një tas përzieni gjalpin, sheqerin dhe kripën derisa të kombinohen mirë. Shtoni të verdhat e vezëve dhe vaniljen.Shtoni miellin, qumështin dhe e punoni mirë masën.

3.Merrni një tavë dhe shtroni një letër kuzhine.

4.Masën e biskotave e fusni në një qese kuzhine, më pas shtypeni dhe formoni biskotat rrumbullake.

5.I fusni në furrë të piqen për 12-16 minuta duke i kontrolluar herë pas here.

6.Kur të jenë gati i lini të ftohen 5 minuta dhe më pas mund t’i shijoni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment