Biskota me tulin që mbetet nga shtrydhja e frutave
Me fuqi pastruese, detoksifikuese dhe të pasura me shumë vlera, lëngjet e shtrydhura të frutave janë ideale sidomos gjatë verës, për të qenë në formë pa hequr dorë nga shija.
Por si thoni ta përdorni edhe për të përgatitur biskota ekologjike me fruta? Le të shohim hap pas hapi si përgatiten:
Përbërësit:
200 gr tul frutash miks ( që kanë mbetur nga shtrydhja e frutave)
300 gr miell gjysmëintegral
2 lugë sheqer kane
4 lugë mjaltë
3 lugë vaj
Pak kripë
Përgatitja:
Përgatisni një lëng frutash miks (p.sh mollë, kivi, portokall, luleshtrydhe dhe pak xhinxher) e më pas ruajuni tulin: nëse nuk doni ta përdorni menjëherë, mund ta ruani në ngrirje.
Përzieni tulin e frutave me përbërësit e tjerë, përveç sheqerit të kanës.
Krijoni një brumë të butë dhe homogjen me duar dhe me duar formoni topa të vegjël, më pas shtypini pak dhe vendosini në një tepsi të shtruar me letër furre.
Spërkatini me sheqerin e kanës dhe piqini për 25 minuta në 160 gradë.
Mund t’i ruani deri në një javë në një tas qelqi të mbyllur hermetikisht.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment