Biskota me çokollatë për të shoqëruar kafenë e mëngjesit
200 gr sheqer
230 gr gjalpë
350 gr miell
200 ml qumësht
2 vezë
300 gr copëza çokollate të zezë
1 pako vanilje
1 pako maja per ëmbëlsira
Kripë
1.Në një enë hedhim gjalpin me sheqerin dhe i rrahim mirë.
2.Më pas hedhim vezët dhe i rrahim për 2 minuta. Fillojmë dhe shtojmë ½ e masës së miellit ngadalë, që më parë e kemi përzierë me majanë dhe vaniljen.
3.Shtojmë qumështin dhe pjesën tjetër të miellit të ngelur. Vazhdojmë t’i trazojmë derisa të jenë bashkuar mirë të gjithë përbërësit dhe të jetë krijuar një masë homogjene.
4.Shtoni kripën.
5.Pastaj shtojmë copëzat e çokollatës dhe i përziejmë ngadalë që të përhapen në të gjithë masën.
6.Fillojmë dhe e ndajmë brumin në topa të vegjël. I vendosim në një tavë dhe me një distancë nga njëri- tjetri, në mënyrë që të mos bashkohen gjatë proçesit të pjekjes. Pasi i kemi bërë këto, u hedhim sipër copëzat e cokollatës.
7.Në përfundim i fusim në furrë që të piqen në temperaturë 180 gradë për 30 minuta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment