Sugjerojmë:

Binje me çokollatë

Binje me çokollatë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 1 ore Koha e gatimit: 15 minuta

Binjet me çokollatë janë ëmbëlsira tipike të Karnavaleve piemonteze. Të parezistueshme dhe plot shije, janë perfekte për t’ia sevirur familjes ose fëmijëve si minivakt. Versioni me çokollatë është tipik për karanavalet, por mund të përgatiten gjithashtu me krem pastiçerie.

Ingredientët

  • 240 gr miell
  • 175 gr sheqer
  • 40 gr kakao e hidhur
  • 30 gr gjalpë
  • 5 të verdha veze
  • 3 vezë të plota
  • 6 dl qumësht
  • 1 limon
  • Pak kripë
  • Pak vaj për skuqje
  • Pak sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Si fillim, përgatisni kremin. Punoni të verdhat e vezëve me 125 gr sheqer, 100 gr miell dhe kakao të situr (ose çokollatë të zezë të shkrirë); bashkojeni masën me 5dl qumësht të ftohtë dhe transferojeni në një tenxhere.

2

Vendoseni në zjarr dhe lëreni në zjarr të ulët për 5 minuta, deri në zierje. Mbulojeni kremin me fletë furre dhe lëreni të ftohet.

3

Më pas, përgatisni brumin. Shtoni qumështin e mbetur në një tenxhere me 1 dl ujë; shtoni gjalpin e prerë në copa, sheqerin e mbetur, pak kripë, lëngun e një limoni dhe lërini të ziejnë.

4

Shtoni miellin e mbetur dhe përziejeni fort me një lugë druri derisa të krijohet një top homogjen brumi që shkëputet me lehtësi nga anët e tenxheres. Transferojeni brumin në një enë, punojeni pak dhe shtoni vezët një nga një.

5

Më pas, merrni nga masa e brumit me anë të një luge dhe skuqini binjet në vaj të nxehtë derisa të fryhen dhe të marrin ngjyrë të artë. Kullojini në një sitë metalike nga vaji dhe më pas kalojini në letër kuzhine.

6

Vaji ideal për t’i skuqur është ai i kikirikut, i qëndrueshëm deri në 190 gradë. Binjet duhen skuqur në vaj të bollshëm që të fryhen mirë. Kujdesuni që vaji të jetë i nxehtë, por jo të arrijë tymosjen sepse binjet do të nxihen pa u skuqur nga brenda.

7

Me anë të një shiringe ushqimore ose xhepi kuzhine, merrni pak nga masa e kremit dhe mbushni binjet brenda.

8

Në fund spërkatini me shqer pluhur dhe servirini në tavolinë.

Lini një koment