Fillojmë duke ndarë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Në një tas, rrahim të verdhat me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze dhe e hapur në ngjyrë. Shtojmë mascarponen dhe e përziejmë ngadalë derisa të bëhet një krem i njëtrajtshëm.
Në një enë tjetër, rrahim të bardhat e vezëve. I shtojmë gradualisht te masa e mascarpones, duke përzier butësisht nga poshtë lart për të ruajtur ajrosjen.
Në një pjatë të cekët, vendosim kafen e ftohur. Zhysim biskotat savoiardi për pak sekonda në kafe, duke u kujdesur që të mos thithin shumë lëng. Vendosim një shtresë biskotash në një tavë.
Shtojmë një shtresë nga kremi i mascarpones mbi biskotat. Përsërisim procesin me një shtresë tjetër biskotash dhe përfundojmë me një shtresë kremi.
Sipërfaqen e spërkasim me kakao pluhur duke përdorur një sitë të hollë. E vendosim në frigorifer për të paktën 4-6 orë, në mënyrë që shijet të bashkohen dhe struktura të forcohet.
Shoqërohet me: Një kafe të freskët ose një gotë liker kafeje. Konsumohet si ëmbëlsirë klasike për raste speciale ose të përditshme.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento