Sugjerojmë:

Avokado të mbështjella me bacon. Janë thjesht super!

2 avokado të prera në feta-feta
12 shirita bacon
½ filxhan majonezë
1 lugë çaji me lëkurë limoni të grirë
3 lugë gjelle spec djegës
2 lugë gjelle lëng lime

1.Parangrohni furrën në 200 gradë.
2.Avokadot i qëroni dhe i prisni në feta-feta.
3.Secilën prej tyre e mbështillni me shiritat e baconit.
4.I rendisni në një tavë dhe i fusni në furrë të piqen për 10-15 minuta.
5.Ndërkohë në një tas të vogël bashkoni majonezën, salcën pikante, lëngun e limes dhe lëkurën e limës.
6.I përzieni të gjitha bashkë dhe shijojini me avokadot e pjekura.

Lini një koment