Sugjerojmë:

Askush nuk mund ta refuzojë një fileto pule me salcë portokalli

200 gr fileto pule
1 limon
1 portokall
1 gotë verë e bardhë
1 lugë gjelle gjalpë
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Majdanoz

Priteni fileton, limonin dhe portokallin në 2 pjesë.

Në një tas të vogël shtrydhni limonin dhe portokallin. Skuqni filetot në një tigan me vaj ulliri, kripë dhe piper.

Shtoni 1 gotë verë të bardhë, lëngun e limonit dhe portokallit dhe 1 lugë gjelle gjalpë. Gatuajini për disa minuta.

Vendosini në një pjatë për servirje. Dekorojini me salcën e pergatitur dhe majdanoz.

Lini një koment