Jeta është plot të papritura dhe kuzhina është një ndër hapësirat ku nuk i dihet ç’ndodh. Një gisht i prerë, një gjellë që digjet, një vezë që teksa skuqet na skuq edhe ne me vajin, të gjithë këto nuk janë të panjohura për ne. Por gjithsesi, të gatuash është një kënaqësi më vete. Prandaj këtu në Neps ju rendisim 5 gabime që me siguri i keni bërë shpesh dhe mënyrat sesi t’i shmangni ato:
Si të qëroni vezët e ziera
Nëse doni t’i qëroni vezët e ziera në mënyrën më të mirë të mundshme, përdorni një lugë. Kështu nuk do të shkojë dëm cipa e bardhë e vezës.
Kur skuqni vezët
Kur skuqni vezët shtoni një kubë akull. Shkrirja e tij do t’i bëjë vezët të gatuhen në pak sekonda.
Salca e domateve
Kavanozi i salcës së domates shpesh thahet dhe zë myk. Një mënyrë e mençur është ta ngrini atë në kubat e akullit dhe ta përdorni në çast sa herë ju nevojitet.
Po të verdhat e vezëve?
Kubat e akullit janë perfekte për të ruajtur të verdhat e vezëve nëse keni gatuar një ëmbëlsirë ku ju janë dashur vetëm të bardhat e vezëve, si dhe anasjelltas.
Një lugë druri për…
Sa herë që zieni makaronat, vendosni sipër tyre një lugë druri. Kjo do të parandalojë derdhjen e ujit. Se imagjinoni pastaj çfarë pune duhet për të pastruar sobën…./neps.al
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment