Sugjerojmë:

Aloe vera, limon dhe sheqer për një pastrim të thellë fytyre!

Një trajtim i lëkurës para gjumit është shërbimi më i mirë që mund t’i “dhuroni” vetes në fund të ditës.

Xheli i Aloe Verës përmban polisakaride të cilat stimulojnë rritjen e qelizave të reja të lëkurës. Ai ndihmon në largimin e shenjave dhe papastërtive të lëkurës. Për shkak të vetive anti-inflamatore ai përdoret edhe në trajtimin e puçrrave në fytyrë.

Para se të vendosni maskën duhet ta pastroni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

Image result for aloe vera lemon sugar scrub

Çfarë ju duhet: 

  • 2 lugë çaji xhel Aloe Vera
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 1 lugë çaji sheqer

Udhëzime mbi aplikimin: 

  • Nxirrni xhelin e Aloe Verës nga një gjethe e saj nëpërmjet një luge ose thike.
  • E bashkoni në një enë me limonin dhe sheqerin.
  • Vendoseni përzierjen në fytyrë duke bërë lëvizje rrethore me gishtat tuaj. Lëreni maskën në fytyrë për 15 minuta.
  • Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

Bëjeni këtë maskë 2-3 herë në javë, për rezultate më të mira./neps.al 

Lini një koment