Sugjerojmë:

Adhuruesit e kokosit do të marrosen pas këtij keku me kokos

3 të verdha veze
150 gr sheqer
150 gr arrë kokosi
50 gr niseshte
2 lugë maja
75 ml vaj luledielli
100 ml qumësht
Miell
Gjalpë

1.Përzjeni në një tas me një mikser elektrik 3 të verdha veze me 150 gr sheqer, pastaj shtoni 150 gr arrë kokosi, 50 gr niseshte, 2 lugë maja, 75 ml vaj luledielli dhe 100 ml qumësht.

2.Rrihni në një tas të bardhat e vezëve derisa të mpiksen.

3.Hidhni përzierjen në një tepsi të lyer me gjalpë dhe miell në 180 gradë për 30 minuta.

4.Pasi e nxirrni nga furra hidhini sipër arrë kokosi.

5.Lëreni të ftohet para se ta shërbeni.

Lini një koment