A mund ta përdorim sodën dhe limonin për të luftuar aknet?

Pothuajse 85% e njerëzve midis moshës 12-24 vjeç vuajnë nga aknet. Dëshira e tyre më e madhe është t’i zhdukin ato njëherë e mirë. Por teksa një tipologji e caktuar e akneve duan kohën e tyre të zbehen, ka disa të tjera që mund të zbuten me disa maska shtëpiake.

Neps herë pas herë ju ka sjellë në vëmendje disa përbërës shtëpiakë që na ndihmojnë në këtë drejtim.

Sot e ka radhën soda e bukës dhe limoni.

Soda e bukës ka një efekt tharës në lëkurën tuaj dhe redukton inflamacionin. Nëse keni një fytyrë të yndyrshme, atëherë kjo është fiks për ju. Limoni ndihmon për të vrarë bakteret dhe redukton skuqjet.

Baking Soda And Lemon Face Mask

Çfarë ju nevojitet për këtë maskë:

  • 2 lugë gjelle sodë buke
  • 2 lugë gjelle ujë
  • 1 lugë çaji lëng limoni

Udhëzime:

  • Në një enë bashkoni sodën e bukës, ujin, lëngun e limonit. I përzieni derisa të krijoni një pastë.
  • Aplikojeni pastën në fytyrë dhe e lini për 15 minuta derisa të thahet.
  • Lani fytyrën tuaj me ujë të ftohtë.
  • Në fund aplikoni një krem hidratues.
  • Përdoreni këtë maskë dy herë në javë./neps.al 

Lini një koment