Sugjerojmë:

A kanë vezët kafe më shumë vlera ushqyese se vezët e bardha?

Ashtu si në rastin e bukës kafe, sheqerit kaf, orizit kaf etj.

Njerëzit janë të prirur gjerësisht të besojnë se ushqimet me ngjyrën kafe janë më të shëndetshme se pjesa tjetër.

Por a vlen kjo teori edhe për vezët me të njëjtën ngjyrë? Mesa duket jo.

Sipas nutricionistëve, ky është një keqkuptim i madh dhe në të vërtetë, nuk ka asnjë diferencë mes vezëve ngjyrë kafe dhe atyre të bardha.

Diferencën e vërtetë në vlerat ushqyese të vezëve në fakt e bëjnë të tjerë faktorë që nuk identifikohen dot me sy.

Ngjyra e vezës varet nga raca e pulave dhe pigmentet që ato prodhojnë ndërkohë që zënë vezët: kjo është arsyteja përse kemi vezë kafe, të bardha e madje dhe blu në të gjelbër.

Ndërsa vlerat ushqyese, përcaktohen vetëm nga ushqimi që pula konsumon, mënyra si ajo rritet dhe freskia e vezëve.

Lini një koment