Sugjerojmë:

A ju hidraton siç duhet uji me gaz?

A ju hidraton siç duhet uji me gaz?

Të gjithë njohim dikë që i pëlqen jashtë mase uji me gaz. Në fakt uji me gaz nuk ka kalori dhe është një alternativë më e mirë sesa pijet me gaz.

Por nga ana tjetër sipas stumeve rezulton se uji me gaz mund të dëmtojë dhëmbët tuaj dhe si rrjedhojë pyetjet më të shpeshta kanë qenë se a mund t’ju hidratojë siç duhet?

E vërteta është se uji me gaz ka vetinë t’ju hidratojë po aq sa uji mineral. Për sa kohë që ju shmangni pijet e gazuara me sheqerna apo me acid limoni dhe mbani një dietë të ekuilibruar, po e hidratoni trupin siç duhet.

Duke shmangur konsumimin e pijeve me gaz, por duke konsumuar ujin e gazuar, ju mund të ulni edhe rrezikun e të prekurit nga obeziteti.

Megjithatë duhet të tregoni kujdesin në konsumin e tij nëse jeni të shqetësuar për shëndetin e dhëmbëve tuaj sepse uji i gazuar është më i acidizuar se uji i thjeshtë dhe ka potencial të prishë smaltin tuaj.

Lini një koment