Sugjerojmë:

A janë smoothie-t me fruta vërtet të shëndetshme? Ja çfarë po bëjmë gabim

Edhe nëse nuk jeni ndonjë fans i madh i smoothie-ve me fruta, me siguri do ta keni provuar një të tillë ose të paktën ua kanë zënë sytë në ndonjë menu lokali. Në pamje të parë, ato duken super të shëndetshme, por a janë realisht kështu?

Mesa duket jo gjithmonë dhe sipas ekspertëve, në shumë raste bëhet një gabim thelbësor me smoothie-t që supozohet të jenë të shëndetshme.

“Varet gjithçka nga mënyra si bëhet një smoothie. Kam parë shumë receta që kanë nga 3 deri ën 5 porcione frutash, çka është një sasi shumë e madhe sheqeri.”-shprehet një dietologe për revistën “Health”.

Pra, ajo që kushdo që do të bëjë një smoothie të shëndetshme duhet ët ketë parasysh, është masa. Mos shtoni fruta pafund, por vendosni aq sa ç’do të hanit normalisht në një vakt.

Lini një koment