Kunguj të mbushur me oriz dhe e gjithë familja do mblidhet në tryezë!

Kunguj të mbushur me oriz dhe e gjithë familja do mblidhet në tryezë!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 kg kunguj të njomë
  • 350 gram qepë
  • 500 gram mish të grirë
  • 400 gram domate
  • 80 gram oriz
  • 1 tufë kopër
  • 100 gram djathë çedar
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Lani kungujt, i hiqni kokën dhe bishtin.

2

Me ndihmën e një thike i hiqni tulin e brendshëm.

3

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni më pas mishin, domatet e prera në copa të vogla, tulin e kungujve të prerë kubik dhe i trazoni mirë.

4

I rregulloni me kripë e piper. Në fund i shtoni orizin, koprën dhe 1 gotë ujë. Pas 5 minutash e hiqni nga zjarri.

5

Tani merrni kungujt dhe i mbushni 1 e nga një me masën që përgatitët.

6

Nëse ngelet më, ia shtoni sipër tavës.

7

I shtoni sërish pak vaj ulliri sipër dhe më pas djathë çedar të grirë.

8

I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment