Si të kujdeseni për veten, gjatë këtyre ditëve të nxehta që kanë kapluar vendin?
Neps ka renditur disa këshilla të rëndësishme, që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Hidhini një sy dhe i mbani parasysh:
- Shmangni daljet nga shtëpia gjatë orëve të nxehta
- Mbani freskët ambientin e shtëpisë. Hapini dritaret në mëngjes herët dhe i mbyllni gjatë periudhës kur është piku i vapës.
- Freskoni ambientin e shtëpisë me kondicioner dhe ventilator, jo më pak se 25 gradë celsius.
- Nëse ju duhet të udhëtoni me makinë, freskoni makinën përpara se të hyni brenda.
- Konsumoni sa më shumë lëngje.
- Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta
- Vishni veshje të lehta dhe të freskëta, merrni kapele, syze dielli dhe ujin me vete.
- Përdorni krem mbrojtës kundër rrezeve të diellit.
- Medikamentet që përdorni, vendosini në ambiente të freskëta, frigorifer.
- Kujdesuni për higjienën tuaj, bëni dush me temperaturë jo më pak se 25 gradë celsius.
Lini një koment