Supë me perime dhe limon. Trupi juaj ka nevojë për këtë pjatë!

Supë me perime dhe limon. Trupi juaj ka nevojë për këtë pjatë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 500 gr bizele
  • 2 vezë
  • 1 qepë mesatare
  • 1 karrotë të madhe
  • 1 patate të madhe
  • lëkurën e grirë dhe lëngun e 1 limoni të madh
  • 3 qepë të njoma
  • 5 lugë vaj ulliri
  • 400 ml ujë
  • 1 tufë kopër
  • 10 gjethe nenexhik
  • kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj skuqni qepën e thatë dhe atë të njomë.

2

Prisni perimet në kubikë dhe skuqini derisa të zbuten.

3

Shtoni ujë dhe lërini të ziejnë në zjarr mesatar.

4

Në fund shtoni koprën dhe nenexhikun e grirë.

5

Rrihni në një tas 2 të bardha veze sa të bëhen si shkumë e lehtë, shtoni të verdhat dhe lëkurën e lëngun e limonit, kripë, piper, dhe përziejeni mirë.

6

Merrni nga lëngu bizeleve 2 garuzhde ( të mos jetë i valuar) dhe shtojeni gradualisht tek vezët, pa ndaluar përzierjen ( kjo bëhet që vezët të arrijnë temperaturën e gjellës).

7

Më pas hidheni këtë masë në tenxhere duke e përzier me kujdes. Supa është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment