Krahë pule të marinuara me mjaltë e hudhër. Recetë për të lëpirë gishtat!

Krahë pule të marinuara me mjaltë e hudhër. Recetë për të lëpirë gishtat!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 18-20 krahë pule
  • 1 lugë gjelle sheqer kaf
  • ½ lugë gjelle piper të kuq ½ lëng limoni
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • Kripë, piper
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • ¼ filxhan me mjaltë
  • ½ lugë gjelle spec i kuq pluhur

Udhëzimet

1

Lani mirë krahët e pulës dhe i prisni përgjysmë nëse dëshironi.

2

Në një tas të madh bashkoni të gjithë erëzat dhe më pas të gjithë përbërësit e tjerë( përveç krahëve të pulës).

3

I përzieni mirë. Tani shtoni krahët e pulës dhe i përzieni mirë, derisa të marinohen të gjitha me salcën që përgatitët.

4

Merrni një tavë, vendosni poshtë një letër kuzhine dhe radhisni krahët e pulës njëra pas tjetrës.

5

I lini në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë ose më shumë derisa të marrin një ngjyrë të artë.

6

Shërbejeni të ngrohta dhe shijojini!

Lini një koment