Me këtë recetë, petullat e famshme amerikane përgatiten kaq lehtë!

Me këtë recetë, petullat e famshme amerikane përgatiten kaq lehtë!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 135 gram miell
  • 130 ml qumësht
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji baking powder
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni miellin, sheqerin, kripën, pluhurin pjekës dhe niseshtenë.

2

I përzieni mirë dhe gradualisht shtoni vezën, gjalpin e në fund qumësht.

3

Punojeni mirë masën me dorë ose me lugë druri.

4

Në një tigan të nxehur skuqni pak gjalpë.

5

Tani vendosni pak masë nga brumi që përgatitët. I skuqni mirë nga të dyja anët.

6

Pasi petullat janë gati, i shërbeni të ngrohta duke i shoqëruar sipas dëshirës me mjaltë ose reçel.

Lini një koment