Mos doni një kek pa gjalpë e gjithë çokollatë?! Iva Tiço na jep recetën

Mos doni një kek pa gjalpë e gjithë çokollatë?! Iva Tiço na jep recetën

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Receta e kësaj ëmbëlsire të shijshme vjen nga Iva Tiço. Për më shumë receta të tjera ju mund të vizitoni blogun e saj rozmarina.al

Ingredientët

  • Përbërësit për një tavë drejtëkëndore 30×22 cm: 450 ml vaj luledielli
  • 500 gram gram miell
  • 400 gram sheqer
  • 4 kokrra vezë
  • 5 lugë gjelle kakao
  • 3 lugë kafe sodë buke
  • 400 ml qumësht
  • vanilje
  • Për glasenë: 125 gram gjalpë në temperaturë ambienti
  • 4 lugë gjelle kakao
  • dy lugë kafe të ftohtë
  • 200 gram sheqer pluhur
  • arrë kokosi e grirë për zbukurim

Udhëzimet

1

Rrahim me dorë ose me përzierësin elektrik vajin dhe sheqerin. Hedhim një nga një vezët dhe vazhdojmë i përziejmë derisa të bëhen si shkumë.

2

Gjithë përbërësit e thatë përzihen veçmas dhe i shtohen masës.

3

Përzierja hidhet në tavë kartore dhe piqet për rreth 60 minuta në furrën e nxehur në 125 gradë

4

Ndërsa keku është në furrë, përgatitet glaseja e çokollatës.

5

Trazohen të gjithë përbërësit (përveç arrës së kokosit). E hedhim kremin mbi kekun, pasi të jetë pjekur dhe të jetë i ngrohtë.

6

E presim kekun në katrorë dhe pasi të kalojnë 10 minuta i hedhim sipër arrën e kokosit.

7

Mund ta shoqërojmë me akullore (dhe pak gliko qershie që i kam hedhur sipër akullores, nuk është se bën keq).

Lini një koment