Peshk furre me perime

Peshk furre me perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 4 peshq (tipi sipas dëshirës, por ne sugjeronim kocin)
  • 1 brokoli
  • 1 lulelakër
  • 4 patate
  • 4 karota
  • 4 kungulleshka
  • 4 thelpi hudhra
  • 1 limon
  • 1 tufë borzilok
  • vaj ulliri
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani dhe pastroni mirë peshkun. E kriposni dhe tek secili fusni brenda 1 thelpi hudhër, 1 copë të vogël limoni, borzilok dhe 1 fetë të hollë karote.

2

Kështu veproni për secilin peshk.

3

Brokolin dhe lulelakrën e lani mirë dhe e ndani në copa të vogla. Prisni patatet, kungulleshkat dhe karotat në rrathë të vegjël.

4

Merrni një tavë dhe shtroni në të perimet.

5

I shtoni vaj ulliri, kripë, piper, borzilokun e mbetur dhe i trazoni me dorë.

6

Sipër vendosni peshqit dhe shtoni vaj ulliri.

7

E fusni tavën në furrë për 35 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

Lini një koment