Dukuni 10 vite më të rinj me recetën e maskës me sodë buke!

Sot do të tregojmë një recetë për një ilaç natyral i cili pastron poret, eliminon aknet dhe pikat e zeza, zvogëlon rrudhat dhe tërheq lëkurën.

Besojeni apo jo, kjo mrekulli natyrale është një kombinim i vajit të arrës së kokosit me sodën e bukës. Ky kombinim eliminon në mënyrë efektive qelizat e vdekura të lëkurës, zvogëlon shfaqjen e rrudhave, qetëson skuqjen dhe e lë lëkurën të butë e të pastër.

Soda e bukës ka një gamë të gjerë përdorimesh, nga kuzhina në banjo dhe është një alternativë më e fuqishme në krahasim me produktet komerciale të cilat janë të ngarkuara me kimikate. Soda e bukës mban nivelin e duhur të pH të lëkurës.

Nga ana tjetër, vaji i arrës së kokosit ka veti të forta antibakteriale, hidratuese dhe shëruese. Ai përmban një kombinim të shkëlqyeshëm të acideve yndyrore të cilat ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore. Prandaj, kjo përzierje është një eliksir i mrekullueshëm që eliminon papastërtitë dhe shëron të gjitha gjendjet e lëkurës.

Si ta përgatisni atë?

Për këtë maskë ju nevojiten:

  • 2 lugë gjelle vaj kokosi
  • 1 lugë çaji sodë buke

Udhëzime:

  • Në një enë përzieni të dy përbërësit derisa të krijoni një pastë homogjene.
  • Aplikojeni në zonat problematike të fytyrës e lini të veprojë për 5 minuta. Masazhojeni lehtësisht fytyrën.
  • Më pas e shpëlani me ujë të vakët.

Efektet do ju bëjnë përshtypje, pasi brenda një kohe të shkurtër, do të dukeni të paktën 10 vite më të rinj!/neps.al 

Lini një koment