Receta e limonadës me livando për t’i thënë lamtumirë dhimbjes së kokës dhe ankthit!

Në ditët e sotme është pothuajse e pamundur që të shmangësh stresin. Është kudo, në zyrë, në shtëpi apo kudo që ndodhemi. Ankthi tanimë është një sëmundje e zakonshme dhe disa njerëz luftojnë me të çdo ditë.

Si e trajtoni ankthin?

Disa pinë një kafe, të tjerët ndezin një cigare dhe disa pinë alkool. Këto zakone japin një “zgjidhje” të përkohshme, por problemi është ende prezent. A e keni menduar ndonjëherë të përdorni vajra esenciale për të trajtuar problemin tuaj? Vaji i livandos është një agjent i shkëlqyer antidepresant dhe anti-inflamator.

Studimet kanë treguar se vaji  esencial i livandos trajton shumë probleme shëndetësore të tilla si pagjumësia, ankthi, stresi etj. Një studim i kryer në Universitetin e Floridës konfirmoi se vaji i livandos trajton ankthin. Testimi i aplikuar tek disa pacientë para operacionit, tregoi se zvogëloi nivelin e tyre të stresit.

Image result for livando

Vaji i livandos ju ndihmon gjithashtu të flini më mirë, redukton ankthin, ju bën më vigjilentë, redukton nivelin e stresit dhe lufton depresionin.

Ne sugjerojmë që të provoni limonadën e livandos. Është e lehtë për ta bërë dhe do të jetë një mrekulli për trupin tuaj.

Kjo limonadë do ju ndihmojë për:

  • Dhimbjet e kokës
  • Depresonin
  • Ankthin
  • Tensionin e lartë
  • Pagjumësinë

Përbërësit:

  • 1 filxhan kafe mjaltë i lëngshëm
  • 12 gota ujë
  • 2 pika vaj esencial livandoje
  • 6 limona

Përgatitja:

  • Shtrydhni limonat dhe lëngun e shtoni në një kanë.
  • Shtoni ujin, vajin esencial të livandos, sheqerin dhe e përzieni mirë.
  • Lëngun ruajeni në frigorifer dhe kur ta shërbeni mund t’i vendosni disa kuba akulli./neps.al 

Lini një koment