1.Ndani të verdhat e vezëve në një enë dhe shtojini gjysmën e sasisë së sheqerit.
2.Përziejini me përzierës elektrik derisa të përftoni një masë të qartë dhe kremoze.
3.Shtoni kremin maskarpone në masën e krijuar nga e verdha e vezëve dhe filloni përgatitjen e të bardhave të vezëve.
4.Përziejini mirë me përzierës elektrik dhe më pas shtoni gjysmën tjetër të sheqerit, pak e nga pak, duke e përzier vazhdimisht.
5.Kur masa të jetë përzier mirë shtoni të verdhën e vezëve që përgatitët më parë, me sheqer dhe maskarpone.
6.Bashkojini me kujdes, duke i përzier vazhdimisht, nga poshtë-lart, me ndihmën e një luge.
7.Me ndihmën e një luge, kremin e përgatitur hidheni në fundin e çdo tasi, ose tepsie që keni përgatitur për tiramisunë.
8.Ngjyeni biskotat në kafe, duke bërë kujdes që të mos zbuten më shumë se duhet. Shtoni biskotat mbi krem.
9.Hidhni mbi biskota edhe një shtresë tjetër kremi dhe mbulojeni edhe me një shtresë të dytë biskotash.
10.Nëse të parat i keni vënë vertikalisht, shtresën e dytë vërini horizontalisht.Sipas dëshirës mund të shtoni fruta të ndryshëm të prerë hollë dhe sipër edhe një shtresë të fundit kremi.
11.Nivelojeni kremin mirë dhe spërkateni me kakao pluhur.Gjithashtu sipas dëshirës sipërfaqen mbulojeni me copa të prera çokollate.
12.Lëreni tiramisunë të pushojë për disa orë në frigorifer dhe më pas shërbejeni.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment