Si të bësh akullore shtëpie nga lëngjet e freskëta të frutave

Si të bësh akullore shtëpie nga lëngjet e freskëta të frutave

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 pjeshkë
  • 1 portokall
  • Lëngu i një limoni
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet

1

Prisni frutat në kubikë, i hiqni lëkurën dhe i bëni pure në një blender.

2

Shtoni më pas lëngun e limonit dhe mjaltin.

3

I trazoni për disa sekonda dhe më pas e vendosni masën në format specifike për akullore. Në mungesë të tyre mund të përdorni gota të vogla.

4

I vendosni secilës nga një shkop për kanellë.

5

I fusni akulloret në frigorifer për të paktën 4 orë.

6

Pasi të jenë gati, këto akullore mund të shijohen nga fëmijët tuaj, por edhe nga ju vetë.

7

Në vend të masës që përgatitët, mund të përdorni edhe thjesht lëngje frutash, të shtrydhura në çast pa asnjë përbërës tjetër.

Lini një koment