Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit jep dëmtime të menjëhershme në lëkurë. Nëse ekspozimi në diell është i ekuilibruar pra ashtu siç duhet dhe aq sa duhet, dielli nuk është armik i shëndetit.
Si të mbroni lëkurën tuaj nga rrezet e diellit? Ndiqni këshillat tona:
Vendosni kremin e diellit çdo ditë, të paktën 15 minuta para se të dilni në plazh. Zgjidhni krem me faktorë të lartë mbrojtës.
Riaplikojeni çdo 1 orë ose edhe më shpesh nëse djersitni, ose nëse notoni. Mos harroni që dielli reflekton edhe në ujë edhe në rërë. Kjo mund t’i bëjë rrezet 80% më intensive.
Mbani syze dielli dhe lente kontakti që ofrojnë mbrojtje totale UV.
Mbani kapele të gjerë.
Shmangni qendrimin në diell gjatë orëve të nxehta 11:00-17:00
Kujdesuni në mënyrë të veçantë për lëkurën e fëmijës suaj.
Shmangni solarët në qendrat estetike. Ato rrisin mundësinë për melanomë me 75%.
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
Në plazh, më shumë se gjithçka tjetër, trupi ka nevojë për hidratim dhe energji e çfarë është më perfekte se një përzierje tropikale natyrale? 🍉 Shalqiri: i pasur me ujë, elektrolite dhe shije freskuese🍍 Ananasi: ndihmon tretjen dhe përmban...
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
Lini një koment