5 gjërat që duhet t’i dijë çdo prind rreth ushqyerjes tek fëmijët
Është e rëndësishme t’i mësoni fëmijët të ushqehen shëndetshëm që në fillimet e tyre. Nga mosha 3-vjeçare ju mund të kuptoni nëse fëmijët tuaj janë të mbarë në të ngrënë apo jo.
Meqënëse Neps.al po e mban vëmendjen sot tek fëmijët dhe rreth mënyrës sesi duhet të ushqehen ato, po rendit më poshtë 5 këshilla të rëndësishme për prindërit në këtë rast!
Pranoni preferencat e forta për ushqimin Fëmija juaj tre vjeçar mund të ketë disa kërkesa specike për ushqimin. Preferencat madje mund të ndryshojnë nga dita në ditë. Ai/ajo mund të këmbëngulë për një ushqim të caktuar, e pastaj nuk i pëlqen më. Kjo deri diku mund të tingëllojë irrituese, por në fakt kjo sjellje është tipike për fëmijët e kësaj moshe.
Inkurajoje, por mos e detyro të provojë ushqime të reja Ofroji fëmijës porcione të vogla, të ushqimeve të reja në mënyrë që ai t’i provojë në formën e një aventure. Mos pretendoni se fëmija juaj do të hajë një porcion plot me një ushqim që nuk është familjarizuar më parë. Ky rrugëtim është i gjatë!
Ofrojini një sërë alternativash për nga vlerat ushqimore Si prind, detyra juaj është t’i ofroni fëmijës suaj sa më shumë lëndë ushqyese që të jetë e mundur. Në asnjë rast nuk duhet të dekurajoheni. Ofrojini një varitet ushqimesh të shijshme, edhe kur fëmija juaj nuk i ha ato.
Vaktet duhet të jenë të thjeshta e të përgatiten shpejt Ushqimet e fëmijëve nuk kanë pse t’ju marrin orë e orë të tëra. Fëmijët i duan gjërat e thjeshta. Mjafton një karotë, një kastravec, një frut (mollë), një gotë qumësht dhe supë krem të pafundme. Por ju mund t’i ofroni edhe pjatat që hani vetë, kështu ai do të mësohet dalëngadalë me ushqimin në “botën e të rriturve”.
Fikni televizorin Këshillohet shumë që ta fikni televizorin gjatë kohës që ushqeni fëmijën tuaj. Fëmijët infuencohen lehtë nga reklamat televizive që mund të kenë në qendër karamelet, fast-food e shumë gjëra të tjera./neps.al
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment