Patëllxhanë furre mbuluar me salcë beshamel

Patëllxhanë furre mbuluar me salcë beshamel

Ingredientët

  • 4 patëllxhanë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 gotë lëng perimesh
  • ½ gotë me qumësht
  • Vaj ulliri
  • Pak arrë moskat
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë patëllxhanët, i hiqni kokën dhe bishtin. I prisni në feta përsëgjati dhe i vendosni në një tavë. I fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.

2

Ndërkohë në një tigan përgatisni beshamelin që ndyshon pak nga mënyra e zakonshme me të cilën jemi mësuar.

3

Shtoni vajin e ullirit, miellin dhe trazojeni mirë. Shtoni qumështin, gradualisht edhe lëngun e perimeve.

4

E përzieni mirë prapë, i shtoni kripë, piper dhe arrën moskat. Pas 3-4 minutash e hiqni nga zjarri.

5

Nxirrni patëllxhanët nga furra dhe i shtoni sipër beshamelin që përgatitët. Futeni në furrë edhe për 10 minuta të tjera dhe pas kësaj mund ta shijoni recetën me të gjithë familjen tuaj!

Lini një koment