Kastraveci është fantastik kur aplikohet në lëkurën tuaj për të njëjtat arsye që ju e hani atë.
- Është i mbushur plot me antioksidantë.
- Është i ngarkuar me anti-inflamatore.
- Ai përmban ushqyes të dobishëm siç janë vitaminat A, B1, C, biotinë dhe kalium.
Kastraveci gjithashtu:
- I jep shkëlqim lëkurës
- I jep jetë
- Hidraton
- I jep ngjyrë të bukur lëkurës
Kastraveci me të vërtetë është një shtesë e mrekullueshme për rutinën tuaj të kujdesit ndaj vetes.

Më poshtë Neps, ju tregon një recetë në kushte shtëpie, me bazë kastravecin:
- Merni një kastravec, e lani dhe e prisni në feta-feta.
- I vendosni në frigorifer për 1 orë në ngrirje.
- Më pas i nxirrni, i aplikoni në fytyrën tuaj dhe relaksohuni. Mundohuni t’i mbani 15 minuta në qetësi.
- Pas minutat të kenë kaluar, i hidhni fetat e kastravecit dhe lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Përdorimi i fetave të ftohta të kastravecit është mjaft efektiv në luftën kundër rudhave, ka efekt lifting dhe e bën fytyrën tuaj të duket më e re!/neps.al
Lini një koment