Truku që do t’i mbajë bananet e freskëta deri në 5 ditë!
Ndonjëherë kur shkoni në dyqan ju gëzoheni shumë dhe blini pak më tepër seç duhet fruta apo perime. Dhe kur ktheheni në shtëpi, ndodh që t’i hidhni pas disa ditësh, sepse nuk janë konsumuar dhe si rrjedhojë janë prishur.
Është shumë e rëndësishme të dini se cilat janë kushte klimaterike të përshtatshme për ruajtjen e perimeve apo frutave të caktuara. Sa më i ftohtë të jetë ambienti aq më i rrezikshëm është për disa perime.
Sot do të ndalemi tek bananet.
Bananet prodhojnë gaz etilen gjatë periudhës së maturimit të tyre. Duke i mbuluar ato me qese plastike ose alumini, ju mund ta pengoni që të përhapet në pjesë të tjera të frutit. Kjo madje parandalon edhe zbutjen e tyre të parakohshme. Sipas dëshirës mund t’i ruani ose jo në frigorifer.
Ky truk do t’i mbajë bananet të freskëta për 4-5 ditë./neps.al
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Lini një koment