Si të largosh njollat e rrobave me ndihmën e një limoni
Të gjithë kemi rroba të bardha në dollap që duam t’i veshim në këto ditë vere. Por kur nuk i përdorim për një kohë të gjatë, ato marin një ngjyrë disi të verdhë.
A e dini që me një limon, ju mund t’i jepni zgjidhje problemit tuaj?
Lëngu i limonit është një zbardhues i shkëlqyer për rrobat tuaja, sa herë që nuk doni të rrezikoni për t’i shkatërruar ato me detergjentë që përmbajnë kimikate të rrezikshme.
Çfarë duhet të bëni:
Në një kovë me ujë të vakët shtrydhni lëngun e 1 limoni.
Vendosni bluzën që doni ta zbardhni dhe e lini të veprojë gjithë natës.
Pas kësaj e hiqni bluzen nga kova dhe e lani si zakonisht në lavatriçe.
Lëngu i limonit është gjithashtu një heqës i shkëlqyer i njollave.
Mjafton të spruconi lëng limoni mbi njollën dhe e lini të veprojë për 30 minuta. Njolla do të zbehet. Pas kësaj e lani bluzen normalisht./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment