Supë pule me perime dhe thjerrëza

Supë pule me perime dhe thjerrëza

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 fileto pule
  • 1 qepë
  • 1 patëllxhanë
  • 1 kungulleshkë
  • 100 gram thjerrëza
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Si fillim lani patëllxhanin, kungulleshkën dhe i prisni në kubikë.

2

Në një tigan me vaj ulliri, vendosni për të skuqur filetot e pulës.

3

Ndërkohë në një tenxhere skuqni qepën e grirë imët. Shtoni perimet dhe i përzieni mirë.

4

Shtoni më pas thjerrëzat dhe mishin e pulës të prerë në copa të vogla.

5

Shtoni ujë dhe e lini supën në zjarr për 20-25 minuta. Në fund i shtoni kripën dhe piperin.

6

Për ta bërë kremoze supën, fikni zjarrin dhe i kaloni sipër një blender dore.

Lini një koment