Ka një arsye përse jemi të gjithë ndjekës të Neps.al: Na pëlqen ushqimi i mirë, apo jo?! Por përveçse ta gatuajmë atë me recetat që stafi ynë sjell çdo ditë, përse të mos braktisim herë pas here tenxheret e tiganët dhe ta shijojmë diku tjetër një ushqim të shijshëm, të përgatitur nga profesionistët e vërtetë?
Ndaj Neps.al, çdo javë do të jetë në kërkim të ushqimeve më të mira në Tiranën tonë të dashur, në një guidë për të provuar çdo gjë të shijshme që kryeqyteti ka për të na ofruar!
Neps vendosi të kërkojë këtë të premte, sufllaqen më të mirë në metropolin e dendur nga Fast Food-et.
Greqia është fqinji që njihet më së miri për përgatitjen speciale të sufllaqeve. Duke rrëmbyer këtë famë, edhe në vendin tonë filluan të hapeshin njëra-pas tjetrës Fast-Foode që pretendonin të sillnin të njëjtën shije dhe traditë si Greqia.
Por në fakt, vendet ku mund të shijosh një sufllaqe e të të duket vetja si në Greqi, janë të pakta…
Të gjithe stepemi kur vjen puna tek cilësia e mishit që përdoret, tek vaji me të cilin skuqen patatet, freskia e perimeve, por edhe kushtet higjieno-sanitare në të cilat tregtohen këto produkte. E në fund të fundit, kjo ndodh me të drejtë, pas njohjes me raste të pafundme të helmimit nga produktet Fast-Food apo me higjienën e rëndë nga disa video tek-tuk që na ka kapur syri.
Duke qenë se Neps ka në thelb të filozofisë së saj, pasionin për ushqimin, një orientim se ku mund të hani një sufllaqe të mirë do ishte shumë i dobishëm. Shpresoj të ndani edhe ju të njëjtin mendim!
Sugjerimet tona janë 5:
“Grill House, Greek Original Souvlaki”
Po të afrohesh nga Pazari i Ri, është e pamundur të mos kesh dëgjuar për të. “Grill House” është plot jashtë e brenda dhe po plot është edhe banaku me sufllaqet që presin të shijohen me një kafshatë nga klientët.
“Greek Original Souvlaki: është vetëm 1. Sapo të shijosh sufllaqen e tyre do të kuptosh që kanë diçka që nuk kopjohet dot: Shija dhe cilësia!
Tek “Pazari i ri”
Nga ana tjetër, mu në zemër të Pazarit të Ri, është hapur një Fast-Food i vogël, por që sufllaqet i bën kaq të mëdha! Më besoni, aty shijova një sufllaqe të mirë, saqë nuk u ndjeva fare në faj se mora disa kalori. Kombinimi i mishit me patatet është në harmoni të plotë.
Opa
Opa është qershia mbi Tortë. Bëhet fjalë për Fast-Foodin më të ri të hapur në zonën e ish-bllokut.
Opa përmban një sërë specialitetesh, por nëse do të provoni një sufllaqe klasike, do të kuptoni se i gjithë sekreti qendron tek një pite e butë, që shijohet duke e kafshuar lehtë dhe pa u sforcuar. Salcat janë gjithashtu një veçori e Opas, për të gjithë që e doni sufllaqen me shuuumë salca. Nëse shkon tek Opa shijon Greqinë brenda një sufllaqeje të vetme!
Ky vend qendron ende stoik, sa herë na shkon mendja për një sufllaqe edhe në orët e vona të natës. Pitet arabe janë gjithashtu shumë të preferuara. Mishi që do të konsumoni tek produktet e Kamaras, është mish i freskët bio, që vjen nga fermat shqiptare.
Nga vetë emri, kupton që çdo sufllaqe që do shijosh këtu apo ndonjë specialitet tjetër përmban mish pule.
Tani Ms.Chicken vjen me ambiente të rinovuara përballë “Librit Universitar” dhe të ngrënit një sufllaqe aty, të shijon kaq shumë… Po të ra rruga, e di se çfarë duhet të bësh!/neps.al
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment