Tavë me kungull, qumësht e kos

Tavë me kungull, qumësht e kos

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 kungull mesatar
  • 3 vezë
  • 1 qepë
  • 5 lugë gjelle miell
  • 2 speca
  • 50 gram gjalpë
  • 200 gram bukë të grirë
  • 1 gotë qumësht
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Piper i zi
  • Arrë muskat

Udhëzimet

1

Prisni kungullin në copa të vogla, merrini tulin dhe e grini në rende.

2

E kaloni në një enë të madhe, shtoni miellin, specin e grirë imët, qepën, vezët, qumështin, bukën e grirë, vajin e ullirit, piperin dhe arrën muskat.

3

I përzieni mirë dhe e shtroni masën në një tavë.

4

Sipër i shtoni gjalpin e shkrirë.

5

E fusni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi të jetë gati e nxirrni, i shtoni kosin sipër dhe e fusni përsëri në furrë për 10 minuta të tjera. Tava është gati!

Lini një koment