Salcë me panxhar dhe arra

Salcë me panxhar dhe arra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 kokrra panxhar
  • 150 gram salcë kosi
  • 50 gram arra të grira
  • 2 fileto pule
  • Vaj ulliri
  • ¼ lëng limoni
  • 2 thelpi hudhra
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë zieni panxharin. Më pas i hiqni lëkurën dhe e prisni në kubikë të vegjël.

2

Ndërkohë një tigan me vaj ulliri skuqni filetot e pulës nga të dyja anët. I shtoni kripë dhe piper. Pasi të jenë skuqur i prisni në copa të vogla.

3

Në një blender shtoni panxharin, arrat, kripën, piperin, limonin, vajin e ullirit dhe hudhrat. I përzieni për disa sekonda.

4

Pasi të jetë bërë një salcë kremoze e kaloni në një enë dhe shtoni filetot e pulës me panxharin.

5

E trazoni me dorë. E lini pak minuta të ftohet në frigorifer dhe salca është gati për t’u shijuar. Ju hap jashtëzakonisht shumë oreksin.

Lini një koment