Fërgesë me speca e domate

Fërgesë me speca e domate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 5-6 kokrra domate të zbutura
  • 4 vezë
  • 1 qepë
  • 3 speca
  • 200 gram djathë të bardhë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën. Më pas shtoni specat e grirë imët dhe domatet pa lëkurë.

2

Shtoni një gjysmë gote ujë dhe prisni derisa të tretet domatja.

3

Në një enë rrihni vezët, kripë, piperin. Shtoni djathin. I përzieni mirë dhe tani i shtoni tek tigani.

4

I lini 5 minuta në zjarr dhe më pas e hiqni nga zjarri.

5

Shërbejeni fërgesën dhe nëse doni mund t’i shtoni sërish sipër pak djathë të bardhë dhe një lugë gjelle vaj ulliri.

Lini një koment