Këto muaj fjalia që do të ndeshni më shpesh është: Pini sa më shumë ujë! Dhe në fakt, është fjalia më e vërtetë që është thënë ndonjëherë në planetin tokë.
Përfitimet që keni nga uji:
- Ju liron nga dhimbjet e kokës
- Ju ndihmon për humbjen në peshë
- Rregullon problemet me tretjen
- E ndihmon trurin të funksionojë më mirë
- I furnizon qelizat me oksigjen
- Ju zgjat jetën
- Nxjerr jashtë toksinat e dëmshme
- E mban lëkurën tuaj të re
- Mbron zemrën tuaj
Ja një recetë që Neps ju propozon për të përshpejtuar metabolizmin tuaj, ku përpos ujit janë edhe dy përbërës të tjerë:
- 1 mollë e prerë në feta (me lëkurë)
- 2 shkopinj kanelle
- 3 gota ujë

Udhëzime:
- Në një kanë me ujë vendosni fetat e mollës dhe shkopinjtë e kanellës.
- E fusni në frigorifer dhe e lini të veprojë gjatë gjithë natës.
- Konsumojeni të nesërmen vazhdimisht./neps.al
Lini një koment