Super sallata me shalqi dhe spinaq

Super sallata me shalqi dhe spinaq

Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 20

Ingredientët

  • 100 gram quinoa
  • 2 lugë gjelle fara luledielli
  • ½ e shalqirit ( pa fara dhe i prerë në kubik të vegjël)
  • 80 gram spinaq
  • Lëngu i një limoni
  • 50 gram djathë të bardhë (thërrime)
  • 1 avokado (të qëruar dhe të prerë në feta)
  • Dressing (miks salcash e gatshme për sallata)
  • Pak nenexhik grirë imët

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me 200 ml ujë vendosni quionan. E vendosni në zjarr me një nxehtësi mesatare, për 15 minuta.

2

Ndërkohë në një tigan të nxehur vendosni farat e lulediellit. I përzieni për 1 minuta. Kaloji në një enë të madhe.

3

I shtoni sipër shalqirin, spinaqin e zierë, avokadon, nenexhikun dhe djathin.

4

Shtoni në fund quinoan dhe lëngun e limes.

5

E përzieni sallatën dhe i shtoni salcën e gatshme për sallata. Ju bëftë mirë!

Lini një koment