Sugjerojmë:

Rikthehet në ekran emisioni më i diskutuar: Shef Renato zbulon kur nis “Hell’s Kitchen 2”

Reality show më i famshëm i gatimit do të na gozhdojë sërish para ekranit. E kemi fjalën për formatin e njohur “Hell’s Kitchen Albania” i cili do të rikthehet me sezonin e tij të dytë në ekranin e “Top Channel”.

Protagonisti kryesor, shef Renato na zbuloi se ky format do të rinisë transmetimet në muajin tetor.

“Na pret shumë punë”,  shprehet Mekolli në postimin e tij në InstaStory.

Mesa duket, ky sezon premton surpriza të mëdha!

S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim tetorin për të parë kuzhinën më të diskutuar në Shqipëri, për nga dinamikat e pazakonta që përcolli me zë e figurë tek shqiptarët…./neps.al 

Lini një koment