Qofte me salsice

Qofte me salsice

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 4 salsice
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji qepë pluhur
  • 1 lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji me hudhër pluhur
  • 1 tufë koper
  • Disa gjethe sherebele të grimcuara

Udhëzimet

1

Zhvishni salsicet nga cipa dhe i grimconi më dorë. I kaloni në një enë të madhe, shtoni të gjitha erëzat dhe i trazoni mirë. Shtoni edhe vajin e ullirit.

2

Tani formoni 8-12 toptha të vegjël dhe i skuqni në një tigan me vaj të nxehtë. Skuqini mirë nga të dyja anët, derisa të marin një ngjyrë kafe.

3

Pasi të jenë gati mund t’i shijoni!

Lini një koment