Me vetëm tre përbërës realizohet një recetë e mirë për bebet 9-muajshe
Kjo është një recetë fantastike ku fëmijët tuaj mund ta shijojnë spinaqin pa e kuptuar se po hajnë spinaq.
Fruti që e bën këtë mrekulli është mango. Ky frut fatmirësisht gjendet edhe në vendin tonë, prandaj kur vjen puna tek ushqimi i bebes mos u kurseni. Kur të shikoni që i vogli juaj do ta ketë fshirë pjatën, do më falenderoni!
Ju nevojiten:
100 gram boronica
100 gram tul mango
5-6 gjethe spinaq të lara mirë
Udhëzime:
Në një blender përzieni mirë të tri përbërësit.
E shërbeni në një pjatë dhe ushqejeni të voglin tuaj me lugë. Kjo recetë është e përshtashme për bebet 9 muajshe.
Nëse ju ngel pak nga ushqimi, ruajeni në frigorifer dhe mund ta shfrytëzoni dy ditë radhazi./neps.al
Peshku është shumë i rëndësishëm për dietën e vogëlushit tuaj sepse është i pasur me omega 3, një yndyrë që ndihmon në zhvillimin e trurit. Për këtë arsye është e rëndësishme të gjeni mënyrën më të mirë për t’ja...
Rizoto me kungull të verdhë është një pjatë e ëmbël dhe e pasur me vitamina A dhe C (si dhe fibra), kështu që është një ushqim që fëmijët e vegjël kanë tendencë ta shijojnë. Ngrohni furrën në 190 gradë...
1. Valoni në një tenxhere të vogël ujin. 2. Hidhni miellin e orizit duke e trazuar ngadalë dhe vazhdimisht, që të mos formojë kokrriza. 3. Uleni nxehtësinë dhe trazoni lehtë për 10 minuta, derisa të kthehet në masë të trashë (qull) 4. Në fund shtoni qumështin. Shënim: Përmbajtja e këtij qulli, trashësia shtohet me rritjen e foshnjes. Në fillim le të jetë likuide, aq sa të qëndrojë...
Lini një koment