Si të përgatisim ashuren, ëmbëlsirën tradicionale të Sulltan Nevruzit

Veshtiresia
Koha gatimit
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
300 g grurë për ashure
100 g sheqer (i bardhë ose kaf)
100 g arra
100 g bajame
100 g lajthi
50 g rrush i thatë
3-4 fiq të thatë
3-4 karafila
2 lugë të vogla kanellë
2-3 lugë niseshte (opsionale)
Pak kripë
Kokrra shege për dekor (sipas dëshirës)

Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur e përgatisni vetë në shtëpi.

Më poshtë gjen mënyrën e thjeshtë për ta realizuar:

Fillimisht vendos rrushin e thatë në ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta, në mënyrë që të zbutet.

Ndërkohë, shpëlaj mirë grurin dhe vendose të ziejë në zjarr të ulët me rreth 2 deri në 2.5 litra ujë, derisa të zbutet plotësisht.

Pasi gruri të jetë gati, shto sheqerin, një majë kripe, rrushin e thatë të kulluar, fiqtë e prerë në copa të vogla, kanellën, karafilin dhe arrat e grira, duke lënë pak prej tyre mënjanë për në fund.

Për trashjen e masës ke dy mundësi: ta lësh të ziejë më gjatë duke e përzier vazhdimisht, ose të shto niseshte të tretur paraprakisht në pak ujë të ngrohtë për ta përshpejtuar procesin.

Lëre të marrë edhe pak valë, më pas shpërndaje në tasa. Sipër shto kanellë, kokrra shege dhe arrat që ke ruajtur.

Në fund, vendose në frigorifer dhe shërbeje të ftohtë.

Kjo ëmbëlsirë jo vetëm që ka shije të veçantë, por mbart edhe simbolikë të fortë tradite dhe bashkimi.

Komento