Avokado është një super ushqim i pasur me yndyrna të shëndetshme, acide yndyrore, vitamina dhe një sërë elementësh të tjera. Çfarëdolloj problemi që keni në lidhje me inflamacionet, aknet, lëkura e skuqur apo e thatë, avokadoja duhet të jetë miku juaj i ngushtë.
Për këtë maskë do ju nevojiten:
1 avokado
1 lugë gjelle mjaltë
Çfarë duhet të bësh?
Qëroni avokadon dhe e prisni në copa të vogla.
Kalojeni në një tas dhe e shtypni me një piru. Shtoni mjaltin dhe e trazoni sërish.
Aplikojeni në fytyrë dhe e lini përrëth 20 minuta, derisa të thahet.
Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Fshijeni me një peshqir të pastër.
Sa shpesh duhet ta bëni këtë? 1 ose dy herë në javë
Pse funksionon?
Avokado është e pasur me vitaminë A dhe antioksidantë që e bëjnë lëkurën e butë, riparon dëmët e shkaktuara nga radikalet e lira dhe ndotja. Nga ana tjetër mjalti është i njohur për një shkëlqim natyral që i jep lëkurës suaj, për zbehjen e pikave të zeza dhe shenjave./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment