Biskota ketogjenike

Biskota ketogjenike

Persona: 7
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 250 gram miell bajamesh
  • 100 gram çokollatë e zezë
  • 1 vezë
  • 100 ml pana për ëmbëlsira
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ½ lugë gjelle vanilje

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët me sheqerin. Shtoni panën, vajin e ullirit, vaniljen, kripën dhe në fund sodën.

2

I trazoni mirë me një rrahës elektrik dhe gradualisht shtoni sheqerin, miellin dhe çokollatën.

3

Tani merrni një tavë dhe shtroni një letër kuzhine. Me ndihmën e një lugë merrni nga masa që përgatitët, i jepni formën e dëshiruar dhe më pas i radhisni me kujdes në tavë.

4

I fusni biskotat në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë. Shijojini!

Lini një koment