Që shtëpia juaj të shkëlqejë nga pastërtia ka nevojë për kripë, uthull dhe sodë buke
Shumë nga përbërësit ushqimorë që kemi në shtëpi mund të shndërrohen në pastrues shumë efektivë të kuzhinës sonë. Prandaj nëse këto kohë keni nisur pastrimin me themel të shtëpisë, mos e neglizhoni këtë artikull.
Këtu në Neps do ju rendisim tri më kryesoret:
Kripa
Nëse doni të dezinfektoni dyshemenë tuaj mjafton kova me ujë të nxehtë, një lugë gjelle kripë dhe dy lugë gjelle uthull.
Uthulla
Heq aromat e pakëndshme. Një leckë të lagur me uthull dhe kështu mund të pastroni fare mirë frigoriferin.
Sodë buke
Soda ka veti gërryese. Merrni një shishe spray, shtoni ujë, dy lugë gjelle sodë buke dhe sprucojeni sipër sobës dhe të jeni të sigurt se do e bëni xixë.
Alternativat natyrore janë më të mira kur vjen puna për pastrimin e shtëpisë krahasuar me kimikatet, pasi janë më miqësore me natyrën dhe shëndetin tonë. Filloni t’i përdorni më shumë, pasi kështu do të kurseni edhe para.
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment