Rizoto me koper, shije fantastike në tryezat tuaja!

Rizoto me koper

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 2 filxhan çaji oriz
  • 1 qepë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 4 gota lëng pule
  • 1 tufë koper
  • 1/2 lëng limoni
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Në një tigan skuqni qepën e grirë imët me gjalpin. Pas kësaj shtoni orizin dhe e trazoni mirë përreth 3 minuta.

2

Tani i shtoni kripë dhe lëngun e limonit. Pas dy minutash i shtoni lëngun e pulës (ose lëngun e perimeve).

3

Pas gati 15 minutash e fikni zjarrin dhe shërbejeni rizoton e nxehtë duke i shtuar sipër koper të freskët dhe të larë mirë.

Lini një koment