A të ndodh që sapo nis i ftohti, oreksi shtohet vetë?
Nuk është kapriço… trupi ka një arsye të qartë pse kërkon më shumë ushqim gjatë dimrit
Çfarë ndodh realisht në trup?
Kur temperaturat ulen, organizmi përdor më shumë energji vetëm për të ruajtur nxehtësinë e brendshme.
Sa më i ftohtë ajri përreth, aq më tepër energji i nevojitet trupit për të funksionuar normalisht.
Dhe çfarë ushqimesh i japin energji më shpejt?
Zakonisht ato të pasura me karbohidrate dhe yndyrë, sepse përthithen shpejt dhe ndihmojnë në ngrohje.
Disa studime tregojnë edhe se i ftohti mund të ndikojë tek hormonet që rregullojnë urinë, duke i rritur kërkesat e trupit për ushqim
Si ta mbash nën kontroll oreksin e dimrit?
Zgjidh ushqime që japin ngrohtësi, por nuk rëndojnë: supa, pure perimesh, tërshërë, çajra me aromë kanelle.
Shto pak më shumë burime proteinash në vaktet e tua, që të ndihesh i ngopur më gjatë.
Mos harro hidratimin: edhe pse nuk e ndjen etjen njësoj si në verë, trupi dehidratohet po aq shpejt.
Lini një koment