1 patate e ëmbël mesatare (e pjekur dhe e shtypur në pure)
1 vezë
3 lugë gjelle miell tërshëre
2 lugë kakao e zezë natyrale (pa sheqer)
1 lugë gjelle gjalpë kikiriku (ose gjalpë bajame)
1/2 lugë çaji kanellë
1/2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje (opsionale)
1 majë luge pluhur pjekës
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz.
Udhëzime:
1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth 40 minuta në 200°C ose në mikrovalë për 7-8 minuta).
2. Në një tas përzieni purenë e patates me vezën dhe gjalpin e kikirikut.
3. Shtoni miellin e tërshërës, kakaon, pluhurin për pjekje, kanellën dhe vaniljen. Përziejeni mirë derisa të formohet një brumë i trashë.
4. Formoni me lugë forma të vogla mbi letër furre. Shtypini pak që të marrin formën e biskotës.
5. Piqni në 180°C për 12-15 minuta. Lërini të ftohen përpara se t’i shërbeni.
Përfitime:
Patatja e ëmbël është e pasur me beta-karoten (vitaminë A), që ndihmon shikimin dhe imunitetin.
Kakaoja përmban antioksidantë.
Nuk ka sheqer të shtuar, por është natyralisht e ëmbël.
Ideale si snack në mëngjes ose pasdite.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento